Sport

Zyrtare: Messi cakton datën e martesës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 10 May 2017

Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo do të martohen në qershor

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se Leo Messi dhe Antonella Roccuzzo do të martohen me 30 qershor.

Ceremonia e martesës do të mbahet në Argjentinë, përkatësisht në Katedralen e Rosarios shkruan Express.

Në këtë dasmë janë të ftuar rreth 600 persona. Por, të vetëdijshëm se të gjithë të ftuarit nuk mund të shkojnë në Rosario, çifti ka planifikuar një ceremoni të dytë që do të mbahet në Barcelonë më vonë.

-Advertisement-

Antonella dhe Messi janë në lidhje tash e disa vite dhe kanë dy djem. Por, kurorëzimin e dashurisë me një dasmë ende nuk e kanë bërë

Bëje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera