Sport

Zyrtare: Mavraj firmos sërish në Bundesligën 2

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 26 June 2019

Mërgim Mavraj do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Bundesligën 2, sepse sot ka firmosur për Greuther Furth.

Mbrojtësi i Shqipërisë e mbylli sezonin me Ingolstadt, ku pati rendiment shumë të mirë në pak muaj aty, por në play-off erdhi një disfatë e rëndë që solli zbritjen në Ligën 3.

Gjithsesi, Mavraj nuk do të qëndronte në Ingolstadt, edhe për shkak të pagës së lartë, ndërsa tashmë ka gjetur kllub të ri.

-Advertisement-

Mbrojtësi veteran ka firmosur për 2 vite, ndërsa vetë klubi nuk ka dhënë detaje financiare, të cilat do të mbahen të fshehta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera