Sport

ZYRTARE: Manchester Unitedi zyrtarizon transferimin e Varanes

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 27 July 2021

Klubi i Manchester Unitedit ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit, Raphael Varane, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi anglez përmes një njoftimi në faqen zyrtare në twitter.

“Manchester Unitedi njofton me kënaqësi se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit francez dhe fituesit të Kupës së Botës, Raphael Varane, që është peng i ekzaminimeve mjekësore dhe finalizimit të kushteve të futbollistit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

‘Djajtë e Kuq’ do ti paguajnë Real Madridit plotë 48 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit francez.

Ky është transferimi i dytë i Unitedit në këtë afat kalimtar veror, pasi ditë me parë prezantuan edhe Jadon Sanchon, të cilin e blejten 85.5 milionë euro nga Dortmundi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera