Sport

Zyrtare: Manchester Unitedi e kompleton blerjen e parë këtë verë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 12 June 2019

Manchester Unitedi e ka kompletuar blerjen e Daniel James nga Swansea City, i cili është transferi i parë për “Djajtë e kuq” këtë verë.

James ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Manchester Unitedin, me mundësi për ta zgjatur atë edhe për një vjet tjetër, njofton klubi në Twitter.

Manchester Unitedi pritet t’i paguajë 15 milionë funte për Jamesin, të cilit i kishte mbetur vetëm edhe një vjet në kontratën me klubin e Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

-Advertisement-

James e kishte kërkuar edhe më parë largimin nga Swansea dhe gjatë afatit kalimtar të janarit kishte qenë shumë afër transferimit të Leeds United për 8.5 milionë funte. Mirëpo, në fund kjo marrëveshje kishte dështuar.

21-vjeçari preferon të luajë në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, mirëpo nganjëherë luan edhe në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë dhe si mesfushor sulmues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera