Sport

Zyrtare: Leutrim Kadriu rikthehet te Llapi

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 16 January 2020

Llapi ka zyrtarizuar rikthimin në skuadër të mbrojtësit Leutrim Kadriu.

Këtë gjë e ka konfirmuar klubi llapjanas përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“KF Llapi ka rikthyer në radhët e saj mbrojtësin e qendrës, Leutrim Kadriun, i cili në 6 mujorin e fundit ishte pjesë e FC Lirisë. Kadriu është pajtuar të jetë pjesë e klubit me kontratë 1 vjeçare e gjysmë.

-Advertisement-

Leutrim Kadriu, 25 vjeçar, i lindur më 01.04.1994 në Podujevë. 25 vjeçari ka qenë pjesë e klubit në edicionin 2016/17 & 2017/18.

Pas aventurave tek Vushtrria me të cilët u inkuadrua në Superligë dhe tek Liria për gjashtë muaj, Leutrim Kadriu rikthehet në vendlindje dhe bashkarisht me futbollistët tjerë të skuadrës premton se do ta jap më të mirën drejt realizimit të objektivave të klubit”, njofton Llapi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera