Sport

ZYRTARE: Laporta zgjidhet Presidenti i ri i Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 07 March 2021

Joan Laporte ka fituar zgjedhjet për President të Barcelonës.

Ne zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme, 58 vjeçari ka fituar rreth 58% të votave.

Laporte kështu mposht dy kandidatët e tjerë, Victor Font që ka marrë rreth 30% të votave dhe Antoni Freixa me rreth 10%.

-Advertisement-

Dy kundërkandidatët e kanë uruar menjëherë Laporten për postin e ri.

Ai ishte në krye të Barcës edhe gjatë viteve 2003-2010, në një ndër epokat më të lavdishme të klubit.

Laporte kështu merr vendin e Josep Maria Bartomeu që dha dorëheqje dhe aktualisht është duke u përballur me drejtësinë.

Një nga detyrat e para të tij pritet të jetë rinovimi i Leo Messit që vitin e fundit ka kërkuar largimin dhe është në muajt e fundit të kontratës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera