Sport

ZYRTARE: Ky është vendimi i Gjykatësit Sportiv për ndeshjen Juventus – Napoli

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 14 October 2020

Ndeshja e javës së tretë të Serie A mes Juventusit dhe Napolit është vendosur me rezultat zyrtar 3-0 në favor të bianconerëve.

Ky është Vendimi i Gjykatësit Sportiv për ndeshjen Juventus – Napoli, që ishte planifikuar të zhvillohej të dielën më 4 tetor.

“Gjykatësi Sportiv vendos të aplikojë ndëshkimin për Napolin nga neni 53 NOIF për mosmarrëveshjen e ndeshjes në fjalë, në veçanti humbjen e ndeshjes me rezultat 3-0 dhe dënimin me një pikë në renditje për sezonin sportiv 2020/2021”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Zonja e Vjetër merr fitoren në tavolinë me rezultat 3-0, ndërsa Napoli do të penalizohet edhe me heqjen e një pike.

Napoli kishte një lojtar pozitiv në kohën kur nuk kishte udhëtuar për ndeshjen me Juventusin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera