Sport

Zyrtare: Ky është kundërshtari i parë i Feronikelit në Champions League

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 23 May 2019

Skuadra e Feronikelit ka fituar Ipko Superligën e Kosovës për edicionin 2018/19 – pasi grumbulloi 80 pikë për 33 xhiro.

Feronikeli pas këtij suksesi do të luajë në rrethin preliminar për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Santa Coloma, ekipi nga Andorra është kundërshtari i parë i Feronikelit në ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve.

-Advertisement-

Ekipi i Zekrija Ramadanit do të ballafaqohet me Santa Coloman me 25 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Santa Coloma, Lincoln Reds, Feronikeli dhe Samarinesse Champions janë skuadrat që do të luajnë në rrethin preliminar për kualifikime në kompeticionin më të madh në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera