Sport

ZYRTARE: Ky është fati i Zvicrës për kalimin në fazën e eliminimit direkt në ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 21 June 2021

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të Grupit B, të zhvilluara në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Belgjika e ka mposhtur Finlandën me rezultat 0-2, kurse Danimarka ka triumfuar ndaj Rusisë me shifrat 4-1.

Pas këtyre rezultateve, kombëtarja e Zvicrës edhe zyrtarisht është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

-Advertisement-

Zviceranët kanë kaluar tutje nga vendi i tretë i Grupit A, pasi kanë 4 pikë, një më shumë se Finlanda dhe Ukraina që kanë përfunduar të tretat me nga 3 pikë.

Përveç Zvicrës, deri me tanin kalimin në 1/8 e finales e kanë siguruar edhe Italia, Uellsi, Holanda, Austria, Belgjika dhe Danimarka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera