Lajme

Zyrtare: KQZ merr vendim që fushata të zgjasë 30 ditë

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 14 September 2021

Fushata zgjedhorë nuk do të shkurtohet.

Ajo do të zgjasë 30 ditë ashtu siç është e paraparë më ligj, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka thënë kryetari i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media.

-Advertisement-

“Siq e thash edhe dje në mbledhë të KQZ-së, periudha e fushatës zgjehdore për këto zgjedhje të rregullta është 30 ditë, edhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, përkundër rrethanave të krijuar”, ka deklaruar kryetari i KQZ-së, Kreshink Radoniqi.

Kujtojmë, që PDK, LDK e AAK kanë kërkuar që fushata zgjedhore të shkurtohet për shkak të situatës pandemisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera