Lajme

ZYRTARE: Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 18 July 2019

Nga ky sezon Real Madridi do ta ketë si pjesë të saj edhe një futbolliste shqiptare.

Kosovare Asllani e cila shkëlqeu me Suedinë në kampionatin botëror të femrave është transferuar tek gjiganti spanjoll, shkruan Gazeta inFokus.

Deri në sezonin 2020/21, Real Madrid do të vazhdojë të quhet CD Tacon, mirëpo që nga sezoni i ardhsëm emri do ta marrë emrin Real Madrid.

-Advertisement-

“Kosovare Asllani është futbolliste e re e CD Tacón. Mirëserdhe”, ka shkruar klubi spanjoll në rrjetet sociale.

Asllani është shprehur shumë krenare me këtë transferim.

“Jam krenare t’ju njoftojë se unë do të jem blerja e parë zyrtare e Real Madridit/Cd Tacon”, ka shkruar ajo në Twitter. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera