Lajme

Zyrtare: Kosova shkarkon përzgjedhësin Alain Giresse

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 20 June 2023

Alain Giresse është shkarkuar sot (e martë) nga detyra e tij si përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës.

Rezultatet negative në kualifikueset e Euro 2024, me vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve (tri barazime, një humbje) në Grupi I kanë ndikuar shumë te atmosfera te Dardanët.

Kështu, sot (e martë) drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë thirrur një mbledhje urgjente.

-Advertisement-

Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, është vendosur shkarkimi i përzgjedhësit Alain Giresse, së bashku me ndihmësit e tij, Sebastien Bichard dhe David Le Goff.

Asnjë fitore dhe këto kualifikuese dhe shanset thuajse të pamundura për kualifikim kanë ardhur deri tek ky vendim i FFK-së.

Ndryshe, Giresse e ka drejtuar Kosovën në 10 ndeshje zyrtare, duke pësuar katër humbje, tri fitore dhe tri barazime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera