Sport

ZYRTARE: Komisioni i Garave merr vendim final për ndeshjen e Kupës së Kosovës mes Istogut dhe Dukagjinit

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 08 April 2021

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligë të Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 08.04.2021, shqyrtoi ankesën e KF Dukagjini të parashtruar me datë 07.04.2021 ndaj regjistrimit të ndeshjes për Kupën e Kosovës ndërmjet KF Istogu – KF Dukagjini dhe duke konstatuar se janë përmbushur obligimet dhe afatet ligjore mori këtë:

VENDIM

1.Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës e zhvilluar me 07.04.2021  KF Istogu – KF Dukagjini regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në favor të KF Dukagjini;

-Advertisement-

2.KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejmë të Kupës së Kosovës 2020/2021

ARSYETIM

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta me nr 9 ID 004763M98, i cili është aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu.

Gjatë administrimit Komisioni i Garave konstatoi se ankesa e Kf Dukagjinit është e afatshme, e lejuar, e taksuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim nga Komisioni i Garave .

Pas shikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, Komisioni i Garave ka vërtetuar se lojtari i lartëcekur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen KF Besa – KF Istogu, e zhvilluar me datë 16.12.2020 si dhe në ndeshjen KF Istogu – KF A@N e zhvilluar me 18.03.2021.

Bazuar në nenin 56 të Propozicioneve të garave 2020/2021 Komisioni i Garave konstatoi se lojtari i KF Istogu me nr 9 Erion Ceta me nr ID 004763M98 në ndeshjen e gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës KF Istogu – KF Dukagjini, e zhvilluar me 07.03.2021 në Istog nuk ka pas të drejtë loje, andaj ankesa e KF Dukagjini miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin 0-3 në favor të KF Dukagjini.

Në bazë të Rregullores së garave neni 75 , pika 4 , alinea 4 KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejme të Kupës së Kosovës 2020/2021.

Udhëzim për mjet juridik:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e  ankeses ndaj ketij vendimi tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prejditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,

Komisioni i Garave

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera