Lajme

Zyrtare: Kjo është shifra e fundit e ushtarëve rus të vrarë sipas Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 28 February 2022

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se më shumë se 5 mijë ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, zyrtarët ukrainas thanë se rreth 5,300 trupa ruse janë vrarë dhe pretenduan se 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të personelit të blinduar janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës.

Pretendimet pasojnë pranimet nga ministria ruse e mbrojtjes të dielën se forcat e saj kanë pësuar humbje, megjithëse zyrtarët nuk dhanë një shifër të saktë.

-Advertisement-

Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së thanë se kishin konfirmuar të paktën 94 vdekje të civilëve gjatë ditëve të para të luftimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera