Sport

ZYRTARE: Juventus sjell përforcimin e ri në Torino (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 30 August 2017
Benedikt Howedes ka mbërritur në Torino për të kompletuar transferimin në Juventus.
Benedikt Howedes sot do të transferohet në Juventus.

Mbrojtësi i Schalke 04 ka mbërritur në Torino dhe është i gatshëm t’ju nënshtrohet testeve mjekësore në J Medical para nënshkrimit të kontratës me kampionin nga Serie A.

Howedes do të nënshkruajë me Juventusin deri më 2021 për 3 milionë euro në sezon dhe bonuset, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të mbërrijë te “Bianconerët” në formë të huazimit për 3.5 milionë euro dhe 8.5 milionë euro të tjera në rast të vendimit për blerjen e tij. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera