Sport

ZYRTARE: Herolind Shala bëhet me skuadër të re

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 04 August 2018
Herolind Shala është bërë me skuadër të re.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, i ka dhënë fund aventurës të Lyngby, duke iu bashkuar IK Start.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra IK Start në faqen zyrtare, e po ashtu edhe nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.

“Klub i ri në karrierë. Nga sot jam pjesë e skuadrës norvegjeze IK Start. Më bindi projekti i ri i klubit për të nënshkruar këtu. Shpresojmë se do t’i arrijmë objektivat”, ka shkruar Shala në Facebook.

26 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Notodden, Odd, Sparta Prague, Slovan Liberec dhe Kasimpasa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera