Sport

Zyrtare: Granit Begolli emërohet trajner i Lirisë së Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 08 December 2021

Granit Begolli është emëruar trajner i ri i skuadrës së Lirisë së Prizrenit që bënë pjesë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka konfirmuar vet Begolli përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

“Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria. Së bashku me asistentim tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave. Forca Liria.”, ka shkruar Begolli.

-Advertisement-

Granit Begolli së fundi ka drejtuar skuadrën e Vëllaznimit, por për shkak të krizës financiare ndau rrugët me gjakovarët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera