Sport

Zyrtare: Feronikeli vazhdon kontratën me mesfushorin e Kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 20 June 2018

Pas një sezoni të suksesshëm me klubin, Feronikeli ka vendosur që ta mbajë të pasur dhe të fortë mesfushën me mesfushorin Albert Dabiqaj, i cili është bashkuar me klubin  vitin e kaluar, shkruan GazetaFokus.

Suksesi i treguar në fushë ka bërë që Dabiqaj, 21 vjeçarë, të thirret edhe nga Kombëtarja e Kosovës U21.

Albert Dabiqajt i është vazhduar kontrata, pasi duke qenë i ri në moshë, është kalibër i një lojtari që premton shumë, që di dhe ka çfarë të ofrojë në fushë për klubin dhe për futbollin kosovar.

-Advertisement-

Më parë ka qenë pjesë e Besës së Pejës, kurse në gvitin 2017 i është bashkuar Feronikelit, për ta vazhduar kontratën përsëri. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera