Sport

ZYRTARE: Feronikeli rikthen në skuadër Argjend Bardhin

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 13 August 2020

Klubi i Feronikelit minuta më parë përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar për rikthimin në skuadrë të futbollistit, Argjend Bardhi, shkruan Gazeta inFokus.

Mesfushori është prezantuar në ambientet e stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas nga zëvendës-presidenti i klubit, Ragip Veseli.

Bardhi se fundmi ka qenë pjesë e Drenicës, skuadër që në ndeshjen e fundit të sezonit arriti ta siguroj mbetjen në Superligë.

-Advertisement-

Ai pritet ta ndihmojë klubin nga Drenasi që sezonin e ri synon tituj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera