Sport

ZYRTARE: Feronikeli prezanton dy lojtarë të ri

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 03 December 2019

Pas një interesimi të gjatë dhe vëzhgimeve të vazhdueshme, FC Feronikeli ka arritur ti sjell në radhët e veta dy futbollistë tejet të talentuar, përcjellë Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Simon Loshin dhe Kristi Kullaj, dyshe më të cilën Feronikeli do të përforcohet në afatin e Janarit.

Futbollistet kanë pranuar që tani, duke nënshkruar kontratë më FC Feronikelin.

-Advertisement-

Kristi Kullaj (20) ishte futbollist te skuadra e të rinjëve në KSC Lokren, në Belgjikë. Pozicioni i preferuar i Kullaj, është mesfusha ofanzive, i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qendror.

Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, në të djathtën e në të majtën, ishte pjesë e grupmoshave të Feynoordit nga ekipa e re, U17, U18 e U 19.

Klubi është i interesuar për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura dhe se rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol të madh në skuadër, me projektin madhështor, që në krye ka Presidentin, Naser Ramaj.

Po ashtu, edhe kryetrajneri, Agim Sopi është shprehur i kënaqur me arritjen e marrëveshjes për ti pasur në ekipin e tij këta dy futbollistë.

Kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme gjatë Janarit, pasi që skuadra do të sjell edhe risi tjera në ekip.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera