Sport

Zyrtare: Emin Bajrami bëhet trajner i skuadres së njohur kosovare (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 19 July 2018

Ishte trajneri i parë kosovar që mori pjesë në garat e Ligës së Kampionëve, me skuadren e femrave të KF Hajvalisë.

Tashmë Emin Bajrami nga ky edicion do ta drejtoj skuadren e Bashkimit të Koretinit pas marrëveshjës së arritur dje.

Ja postimi nga KF Bashkimi:

-Advertisement-

KF Bashkimi arriti marrëveshje për sezonin 2018/19 me trajnerin e njohur me përvojë EMIN BAJRAMI.
Emini me përvojën e tij si trajner nënkampion të Kosovës si zëvendës i Ismet Munishit, trajner i KF Hajvalisë si në superligë ashtu edhe në ligën e parë, trajner i ligës së kampionëve me vashat e KF Hajvalisë, ish lojtar i njohur i KF Llapit dhe KF Flamurtarit do të jetë një armë e fortë e KF Bashkimit për sezonin e ri.
Falenderojmë trajnerin Emin që pranoi të bashkëpunoj me ne në sfidat e reja drejt profesionalizimit edhe më të madh të KF Bashkimit.

Fotografia e KF Bashkimi - Koretin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera