Lajme

Zyrtarë, ekzaminerë, e pronarë të auto-shkollave- 6 të arrestuar për dallavere me patentë shofer, tre të tjerë nuk ishin gjetur në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 23 July 2024

Aksioni që nisi në orët e hershme të mëngjesit në Pejë ka përfunduar.

Për aksionin detaje për Insajderin dha prokurorja e rastit, Valbona Disha – Haxhosaj, ajo shtoi se kanë arrestuar 6 persona, jo të gjithë janë zyrtarë.

Njëri prej të arrestuarve tha se u lirua, ndërkohë 3 tjerë nuk ishin gjetur në shtëpi.

-Advertisement-

“Janë të arrestuar 6 persona, një është liru për shkak të gjendjes shëndetësore – tre persona nuk janë gjetur në shtëpi, janë nëpër pushime”, tha ajo për Insajderin.

“Jo të gjithë janë zyrtarë, janë ekzaminerë, ish-koordinatori i patentë shoferëve, janë edhe disa pronarë të auto-shkollave”.

Aksioni ka përfunduar kemi punuar bashkë me drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, shtoi prokurorja e rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera