Sport

ZYRTARE: Drita transferon futbollistin e Skënderbeut të Korçës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 16 January 2020

Klubi i Dritës ka arritur ti siguroj shërbimet e futbollistit të talentuar, Almir Ajzeraj, shkruan Gazeta inFokus.

Gjilanasit kanë nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me Ajzerajn.

Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe e klubeve kosovare si Flamurtari, Ballkani dhe së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.

-Advertisement-

Ai pritet ta ndihmoj Dritën në arritjen e objektivave për stinorin pranveror.

Pas Kastriot Rexhës e Astrit Fazliut, ky ishte përforcimi i tretë i Dritës në këtë afat kalimtar të janarait.

Ndryshe, Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 31 pikë, 3 me pak se Ballkani që kryeson dhe 1 me pak se Gjilani që renditet i dyti./Gazeta inFokus/

Fotografia e Drita FC

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera