Lajme

Zyrtare: Dardan Molliqaj, kryetar i ri i PSD-së

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 15 December 2019

Shpend Ahmeti dha dorëheqje për shkak të rezultateve negative në zgjedhje, nga posti i kryetarit të PSD-së.

Kështu, menjëherë u mbajtën zgjedhjet e brendshme ku u votua për kryetarin e ri, shkruan gazeta inFokus.

E ashtu sikur ekskluzivisht raportoi Gazeta inFokus, tani edhe zyrtarisht Dardan Molliqaj ka marrë timonin e partisë.

-Advertisement-

Këtë e ka konfirmuar edhe Natyra Kuçi, zëdhënëse e kësaj partie, shkruan gazeta inFokus.

“PSD-ja propozoi 5 anëtarë për kryetar. Votimi u bë me votë të mbyllur. 83 për qind të votave ishin pro Dardan Molliqajt”, ka thënë ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera