Sport

Zyrtare: Chelsea konfirmon trajnerin e ri

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 04 July 2019

Skuadra londinezi konfirmon ardhjen e Frank Lampard si trajner i ri në ueb faqen zyrtare të klubit.

“Njëri nga lojtarët më të mëdhenj të skuadrës sonë rikthehet duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare si trajner i klubit”, thuhet në ueb faqen e ‘të kaltërve’.

Për rikthimin e tij u shpreh i lumtur edhe trajneri në fjalë i cili tha se është shumë krenarë që u emërua trajner i kësaj skuadre.

-Advertisement-

“Jam jashtëzakonisht krenar që u emërova trajner i Chelseat, të gjithë këtu e din se sa e dua këtë skuadër, megjithatë fokusi im primar është që së bashku më skuadrën të arrijmë qëllimet tona, dhe t’i sjellim sa më shumë suksese Chelseat” tha Lampard për ueb faqen e Chelseat.

Ish mesfushori më parë ishte trajner i skuadrës angleze Derby County.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera