Zyrtare: Brenda pak javësh në Kosovë vijnë 100.620 doza të vaksinës Pfizer
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 12 April 2021
Përafërsisht 14.1 milionë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech do të shpërndahen në 47 vende në tremujorin e dytë të këtij viti, tha Aleanca Globale e Vaksinave dhe Imunizimit (GAVI) të hënën. Në planin e shpërndarjes përfshihet edhe Kosova, transmeton Gazeta Express.
Shpërndarja e vaksinave do të bëhet në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti.
GAVI, që drejton COVAX-in së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Koalicionin për Inovacion në Gatishmëri për Epideminë, thotë se ata dorëzuan 1.2 milion doza të vaksinës Pfizer te 18 pjesëmarrësit e programit në raundin e parë.
Gjatë raundit të dytë, 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca iu shpërndanë 142 pjesëmarrësve të programit. Dorëzimi i raundit të dytë është ende në vazhdim.
Sipas informacionit të fundit të lëshuar nga GAVI, Kosova, Bosnje e Herzegovina dhe Maqedonia e Veriut do të duhet t’i marrin 100,620 doza të vaksinës Pfizer përmes programit COVAX nga prilli deri në qershor, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Express.
Vaksinat nuk janë shpërndarë për Malin e Zi në raundin e tretë, ndërsa Serbia pritet t’i marrë 28,080 doza.
Vendet e Ballkanit Perëndimor morën dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit përmes sistemit COVAX në mes të marsit.
Kështu, Bosnja e Hercegovina mori 26,400 doza të vaksinës AstraZeneca si dhe 23,400 vaksina “BioNTech-Pfizer”. Pritet gjithashtu që 81,600 doza të vaksinës AstraZeneca të mbërrijnë atje më 22 ose 23 prill.
24,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur gjithashtu në Kosovë. Kosova pritet t’i marrë gjithsej 100,800 doza të vaksinës AstraZenec nën këtë program.
Maqedonia e Veriut si dhe Mali i Zi gjithashtu morën nga 24,000 vaksina AstraZeneca.
Mekanizmi COVAX i shpërndarjes së vaksinave kundër koronavisurit, që mbulon 186 vende, koordinohet nga Aleanca Globale e Vaksinave (GAVI), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Koalicioni i Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe synon të sigurojë një shpërndarje të barabartë të vaksinave në vendet më të varfra të botës.
Të tjera
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me fo*cë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...
-
Osmani: Kosova në linjë me politikën e BE-së, të ecet përpara me statusin e vendit kandidat
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues t...