Sport

Zyrtare: Bayern Muncheni prezanton përforcimin e ri

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 30 August 2021

Klubi i Bayern Munchenit e ka përforcuar repartin e mesfushës edhe më shumë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bavarezët’ kanë arritur ti sigurojnë shërbimet e mesfushorit te Leipzigut, Marcel Sabitzer.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Bayernit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në twitter.

Mesfushori austriak ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në ‘Allianz Arena’ deri në verën e vitit 2025.

Sabitzer u transferua në Leipzig në vitin 2014, duke u bërë prej lojtarëve kyç të skuadrës, dhe duke e pasur edhe shiritin e kapitenit./Gazeta inFokus/

Të tjera