Sport

Zyrtare: Ballkani ‘blindon’ gjashtë yje të ekipit

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 30 November 2019

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka rinovuar kontratat e gjashtë prej yjeve më të mëdha të ekipit të tyre.

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e sezonit në Superligën e Kosovës duke udhëhequr kampionatin si lider.

Forma e mirë e disa nga lojtarëve kryesor ka bërë që Ballkani të shihet tashmë si favorit kryesor për titullin këtë sezon.

Drejtuesit e klubit nuk kanë qëndruar duarkryq duke rinovuar kontratat e gjashtë yjeve të ekipit: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuc.

Njoftimi i klubit të Ballkanit:

Të tjera