Sport

Zyrtare: Arlind Ajeti bëhet me skuadër të re

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 14 September 2018

Grasshopper Club Zurich ka njoftuar për angazhimin e futbollistit shqiptar, Arlind Ajeti.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin zviceran me opsionin për ta vazhduar edhe dy vitet të tjera.

“Jemi të kënaqur që kemi reaguar shpejtë për angazhimin e Arlindit pas lëndimit të papritur të Nathan”.

-Advertisement-

“Arlindi sjell shumë përvojë dhe pritet t’i ndihmojë shumë shpejt skuadrës”, ka thënë drejtori sportiv i Grasshopper, Mathias Walther.

Në njoftimin e Grasshopper shkruan se Ajeti vjen nga Akademia e FC Basel, ku ka luajtur edhe për ekipin e parë gjatë viteve 2011-2015.

Më pas, ai u transferua ën Itali te Frosinone, ndërsa pas një sezoni (në vitin 2016), iu bashkua Torinos.

Në sezonin 2017/2018, mbrojtësi shqiptar ka luajtur për Crotonen duke regjistruar 23 paraqitje në Serie A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera