Zyrtare, Alonso rinovon edhe për 5 vite me Chelsea-in

Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 24 October 2018
Chelsea blindon Marcos Alonson. Mbrojtësi spanjoll ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Blutë e Londrës deri në vitin 2023 duke firmosur edhe për 5 vite të tjera. Alonso është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën e Sarrit dhe është një lojtar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.
Që prej vitit 2016-të kur la Fiorentinën për t’u transferuar te Chelsea, lojtari i përfaqësueses spanjolle ka qenë një titullar fiks te londinezët edhe gjatë 2 sezoneve që skuadra drejtohet nga Antonio Conte. Deri tani me Blutë e Londrës ai ka zhvilluar në total 92 ndeshje duke realizuar dhe 15 gola si për tua bërë të qartë të gjithëve se e njeh shumë mirë portën.
Pasi ka firmosur Alonso për faqen zyrtare të klubit ka thënë: “Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu më gjatë dhe do të luaj për një nga ekipet më të mira në botë. Kanë qenë dy sezone shumë të mira dhe po pres edhe më shumë.”
Ndërsa drejtoresha klubit Marina Granovskaia është shprehur: “Jemi të nderuar që po rinovojmë kontratën e Marco-s.Gjatë këtyre dy sezoneve ai është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin, duke treguar aftësitë e tij të shkëlqyera që na ndihmuan të shpalleshim kampion të Premier League-s.”

Të tjera
-
Edi Rama për vdekjen e Haxhi Thaçit: Baba iku krenar Hashim
Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar n...
-
Bedri Hamza ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit
Kandidati pwr kryeministwr nw radhwt e PDK-sw, Bedri Hamza, ka reaguar për vd...
-
Limaj për vdekjen e Haxhi Thaçit: Thuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë s’u dorëzua
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar pas vdekjes së Ha...
-
Çitaku për Haxhi Thaçin: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebo...
-
Endriti i emocionuar për humbjen e gjyshit: “Ke qenë frymëzim për mua dhe familjen…”
Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vdekur sot p...
-
Behgjet Pacolli ngushëllon për vdekjen e babait të Hashim Thaçit
Ka ndërrua jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi....
-
Memli Krasniqi: Sot u shua një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, ngushëllime familjes Thaçi
Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit, i cili ishte i shtruar n...
-
LAJMI I FUNDIT: Përleshje me thikë mes të rinjve në Vranjevc
Para pak minutash, një përleshje ka ndodhur mes disa të rinjve në lagjen Kodr...
-
Vdes babai i Hashim Thaçit
Derisa po trajtohej në QKUK ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim...
-
Kërkohet që partitë të bëjnë kompromise rreth koalicioneve
Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ,...
-
Ekskluzive: Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku në takim – diskutohet për koalicionin opozitar
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ...
-
Gjermania “lṳftọn” me Serbinë për malet e Kosovës
Maleve të Kosovës, Jorn Rohde u ngjit shpesh gjatë mandatit të tij. E amba...