Sport

ZYRTARE: Albutrint Morina konfirmon largimin nga Llapi

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 03 August 2020

Albutrint Morina e ka mbyllur edhe zyrtarisht aventurën te skuadra e Llapit.

Mesfushori gjakovar nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin llapjan dhe tani është lojtar i lirë.

Morina e ka konfirmuar lajmin për gazetën Olle, duke theksuar se tani është duke i shqyrtuar opsionet tjera për vazhdimin e karrierës.

-Advertisement-

“Tani edhe zyrtarisht nuk jam më pjesë e Llapit, pasi që kontrata me këtë klub më ka skaduar”, deklaroi Morina.

“Jam duke i shqyrtuar opsionet tjera dhe së shpejti do të vendosi se ku do të vazhdojë karrierën”, shtoi Morina.

Mesfushori u transferua te Llapi nga skuadra e Feronikelit, klub me të cilin fitoi të gjithë trofetë e futbollit vendor në edicionin 2019/20.

Morina është produkt i klubit të Vëllaznimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera