Zyrtare: AKR merr ofertë nga PAN, këto janë postet që i janë ofruar
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 23 June 2017
Partitë politike në Kosovë janë duke bërë gjithçka të mund të arrijnë ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës i cili do të mundësonte krijimin e Qeverisë. Koalicioni në mes tri partive politike PDK-AAK-NISMA është duke u munduar shumë të arrijë të bëjë koalicion më ndonjërën nga partitë që kanë dal pas saj në zgjedhje.
PAN kësaj here është duke u mundur që më çdo kusht të bëjë “pazare” më AKR-në, por të cilët kanë thënë se edhe përkundër pozitave më të mira të Qeverisë që PAN po ua ofron ata nuk do të pranojnë koalicion më ta.
Agim Bahtiri nënkryetar i AKR-së dhe aktualisht kryetar i Mitrovicës në një prononcim për “Bota Sot”, e ka pranuar se kanë pasur diskutime dhe afrime nga ana e koalicionit PAN dhe se i janë ofruar pozita shumë të larta vetëm që të shkojnë në koalicion me ta.
“Ne nuk do të lëvizim nga pozicionet tona që i kemi në lidhje më koalicionin që kemi me LDK-në. Në jemi duke pritur rezultatet dhe certifikimin e tyre”, ka thënë Bahtiri.
Në pyetjen se a kanë kërkesa nga koalicion PAN dhe se cilat janë pozitat që AKR-së i janë premtuar ne rast se shkojnë më ta, Bahtiri ka thënë se tashmë kanë kërkesa.
“Ne sigurisht që kemi kërkesa por nuk do ti marrin parasysh. Ne nuk do të marrim një vendim ne emër të koalicionit por edhe në emër të AKR-së, vendimi do të merret në kryesinë e AKR-së dhe gjithçka do të jetë mënyrë legjitime normale njerëzore dhe po shpresoj se do të dalim edhe nga kjo situatë”.
Kurse në pyetjen se nëse kanë pasur deri më tani takime dhe afrime më PAN, dhe cilat janë mundësitë që AKR të shkoj në koalicion më PAN e që këta të fundit të kenë numrat për formimin e qeverisë, Bahitir ka thënë se përkundër ofertës nga PAN, ata përfundimisht nuk do të hyjnë në koalicion.
“Mundësitë janë, afrime ka dhe propozime ka nga më të ndryshmet por asnjëherë nuk i kemi shqyrtuar. Na kanë ofruar shumë pozita të ndryshme të larta, por ne nuk i kemi shqyrtuar asnjëherë. Përfundimisht nuk do te bëjmë koalicion më PAN”, ka përfunduar Agim Bahtiri.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...