Lajme

Zyratri i LDK-së uron marrëveshjet e arritura në Mynih

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 14 February 2020

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, ka përshëndetur nënshkrimin e dy letra të shprehjes së interesit, në mes Kosovës dhe Serbisë, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në, shkruan Gazeta inFokus.

Hyseni këtë e ka quajtur si nismë të mirë drejtë njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.
Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qëllimit, ate për hekurudhat dhe atë për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hyseni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera