Lajme

Zyrat e punësimit, kontakti i parë i bizneseve për të gjetur punëtorë të kualifikuar

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 10 July 2020

Rreth gjashtë vjet me radhë, rrjeti i kopshteve për fëmijë dhe shkolla private, “Hello Academy of Education” në Gjilan drejtohen në vazhdimësi nga Zyra Punësimit në këtë komunë, sa herë që kanë nevojë për kuadro punëtorësh të kualifikuar për nevojat e tyre të aktivitetit biznesor.

Hysnije Ismajli, drejtoreshë në këtë institucion tregon se Zyra e Punësimit në Gjilan është shndërruar në një vend ku ajo vazhdimisht gjen kuadrot e duhura për biznesin që ajo drejton.

“Prej vitit 2014 e deri tani, kryesisht nëpërmjet subvencionimit në pagë të mundësuar nga Agjencia e Punësimit dhe UNDP, ne kemi punësuar 13 punëkërkues, të cilët i kemi përzgjedhur në Zyrën e Punësimit në Gjilan. Nëntë prej tyre tashmë kanë kontrata të rregullta dhe janë të angazhuar në tri pikat e kopshtit për fëmijë si dhe në shkollën tonë. Jemi tejet të kënaqur me përgatitjen profesionale dhe angazhimin e tyre për punë”, thotë Ismajli.

-Advertisement-

Një nga ta është edhe edukatorja Albulena Sylejmani, e cila ishte regjistruar si punëkërkuese në Zyrën e Punësimit në Gjilan në vitin 2014 dhe ishte përzgjedhur nga “Hello Academy of Education” për t’u bërë pjesë e stafit, duke marrë për bazë kualifikimin e saj dhe aftësitë për profesionin. Që nga ajo kohë, Albulena është pjesë e stafit ku punon me zell e përkushtim të madh me fëmijët e kopshtit.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), nëpërmjet 34 Zyrave Komunale të Punësimit (ZKP) në gjithë territorin e Kosovës, ofron mundësi të shumta për punëkërkuesit në Kosovë, qoftë për aftësim profesional, praktikë në punë, ndërmjetësim në masa aktive të tregut të punës dhe punësim të rregullt, këshillim për punë e këshillim në karrierë, etj. Për më shumë, ZKP-të në gjithë Kosovën janë shndërruar në kontakt të parë të biznesve sa i përket gjetjes së punëtorëve të kualifikuar për nevojat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera