Fokus

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë deklarohet për Infokus në lidhje me marrjen e “dosjes sekrete” nga OVL

Autori: Halil Berisha 11:56 | 09 September 2020

EULEX po thotë që nuk kanë të bëjnë asgjë me marrjen e “dosjeve sekrete” nga OVL e UÇK-së.

Kjo një ditë pasi Organizata e Veteranëve të Luftës tha që hetues të speciales kanë shkuar në zyre e ua kanë kërkuar dhe marrë dokumentet që të hënën ua solli një i panjohur, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për ta pyetur nëse hetues të saj i kanë marrë dokumentet në fjalë.

-Advertisement-

Megjitahtë, zëdhënësi i kësaj Zyre, Christopher Bennett, ka thënë që nuk do të komentojnë këtë gjë.

“Faleminderit për komunikimin. Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të komentoj këtë gjë”, ka thënë Bennett në një përgjigje për Infokus.

Gazeta Infokus të hënën me kujdesin më të madh ka raportuar ekskluzivisht për dosjet në fjalë, duke ruajtur konfidencialitetin dhe duke mos zbuluar asnjë të dhënë të ndjeshme të cilat gjenden brenda dokumenteve./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera