Lajme

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzat e para

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 24 February 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzat e para në Gjykatë Speciale, përmbajtja është sekrete

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vite që po heton ish luftëtarëve UÇK-së.

E në disa raste zyra që udhëhiqet nga prokurori amerikan Xhek Smith, janë të bindur se  kanë gjetur fakte se janë kryer krime lufte.

-Advertisement-

Pesë vite pas themelimit, kjo prokurori ka dorëzuar aktakuzat e para ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këtë gjë, ka njoftuar vet zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të  fillojë me procedime penale para Dhomave të Specializuar dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjyqtari të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin”

Kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar e ka aprovuar kryetarja e Dhomave të Specializuar, Ekaterina Trendafillova.

Ndërkohë, përmbajta e aktakuzave mbetet sekrete deri sa të konfirmohen nga gjykatësi i procedurës paraprake.

“Në lidhje me këtë, kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuar nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtar për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializua. Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësit e procedurës paraprake”

Zyra e Prokurorit të Specializuar, që përbëhet në tërësi nga prokuror ndërkombëtar me në krye amerikanin Xhek Smith, nga fundi i vitit 2018 deri me tani, ka ftuar mbi 200 ish luftëtar të UCK-së.

Ata shumica dërrmuese nga ta, janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve ndërsa një pjesë tjetër edhe si dëshmitar.

I pari që u ftua për intervistim, ishte ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, që në kohë lufte njihej si komandant Remi.

Ai nuk është mbrojtur në heshtje, ndërsa është intervistuar për orë të tëra nga prokuror e hetues të kësaj zyre.

Pas tij, ftesa i kishte ardhur edhe ish komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtakut, që edhe ky ishte paraqitur në Hagë ku edhe ishte intervistuar.

Bujë të madhe pati bërë edhe ftesa për ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Sylejman Selimin.

Ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Gjithashtu ftesës si të dyshuar nuk i kanë shpëtuar as ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Madje ai pas kësaj ftesa dha edhe dorëheqje.

Në të njëjtën cilësi është intervistuar edhe ish shefi i Inteligjencës së UCK-së, Kadri Veseli.

Poashtu pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë paraqitur edhe shumica dërmuese e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së.

I fundit nga komandantët e njohur që u paraqit pranë kësaj zyre ishte Sabit Geci.

Edhe ai është intervistuar si i dyshuar, ndërsa është mbrojtur në heshtje njëjtë si thuajse të gjithë të ftuarit e tjerë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuar, janë themeluar në gusht të viti 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjithçka kishte nisur nga raporti i senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.

Në një raport të tij ai akuzon krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se janë të përfshirë në krime lufte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera