Zyra e Merkelit u përgjigjet shoqatave nga diaspora, ja çka kërkon nga politikanët në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 18 Prill 2020
Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel, u është përgjigjur 15 shoqatave nga diaspora që i shkruajtën ditë më parë për gjendjen politike mes pandemisë në Kosovë dhe i kërkuan mbështetje.
Zyra e kancelares në letrën që ua ka kthyer shoqatave nga diaspora, të cilën e ka siguruar media, siguron se Gjermania dhe kancelarja Merkel vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën, si në përballjen e krizës aktuale ashtu edhe për rifillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë letër i bëhet apel klasës politike në Kosovë për unitet në përballje të kësaj pandemie dhe theksohet rëndësia që “të gjithë akterët e përfshirë ta orientojnë gjithë energjinë e tyre në përballje me këtë situatë të kësaj krizës së re, e cila u shkaktua përmes Covid-19”.
“Pandemia e Covid-19 po vendosë sfida të veçanta për të gjithë ne. Një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, veçanërisht mes partnerëve e shteteve mike, është veçanërisht i rëndësishëm në këtë rast. Ne me interes të madh, po i ndjekim zhvillimet aktuale në Kosovë. Nga pikëpamja jonë, është e rëndësishme që të gjithë akterët e përfshirë me gjithë energjinë e tyre të bëjnë gjithçka për të përballuar këtë situatë të re të krizës përmes Covid-19”, thuhet në letrën e zyrës së kancerales.
Aty thuhet se Gjermania dhe Bashkimi Evropian mbështesin Kosovën në luftën kundër pandemisë.
“Kështu Bashkimi Evropian për një afat të shkurtë kohor mbështeti Kosovën me 30 ventilator të frymëmarrjes, 5 ambulanca plotësisht të pajisura për ndihmë të shpejtë si dhe 400 shtretër spitalor. Një vazhdim i suksesshëm i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Ne e përshëndesim faktin që Kosova ka hequr tarifat 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Tani është e rëndësishme që Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i BE, Mirosllav Lajçak së shpejti të mund të hyjë në një dialog me Serbinë dhe Kosovën pa pengesat tregtare tarifore. Gjermania i mbështet fuqishëm përpjekjet e tij”, përfundon letra.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...






























