Lajme

Zyra e Kryeministrit tregon se çfarë lloj marrëveshjesh do të nënshkruhen me Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 16 Shtator 2021

Me nderimet të larta ushtarake-shtetërore nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, është pritur kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.

Kurti ka mbajtur takim tête à тête me Kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa ministrat zhvilluan takime dypalëshe me ministrat homolog.

Në mbledhjen e përbashkët që po zhvillohet, mes tjerash, do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për ndërlidhjen infrastrukturore të të dyja vendeve, për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe komunikimin, si dhe memorandume dhe programe tjera, që përfshijnë bashkëpunimin e projekteve ndërkombëtare me mbështetjen e programeve IPA të BE-së, bashkëpunim në fushën e energjetikës, si dhe në plan të turizmit, kulturës dhe avancimit të iniciativave të përbashkëta të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.

-Advertisement-

Sipas Zyrës së Kryeministrit, mbledhja e përbashkët e të dy qeverive është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intensive të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy