Zyra e Kryeministrit përgjigjet: Vendimi për pagat është në përputhje me ligjin
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 28 December 2017
Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn nuk e ka në plan ta rishqyrtojë vendimin për rritjen e pagave të veta, dyfish nga sa ishin fillimisht.
As shqetësimet e shprehura nga qytetarët, deputetët e shoqëria civile, sikurse edhe 200 kravata që iu dërguan në rrethojat e Qeverisë nuk janë marrë në konsideratë. Në Qeveri thonë se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe pas vlerësimeve ligjore.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një analizë të shkurtër ligjore për vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të pushtetit ekzekutiv të titulluar “Loja e kundërligjshme e kryeministrit me pagat”.
Thonë se vendimi i Qeverisë, tejkalon kompetencat e përcaktuara me Ligj dhe me Rregulloren e Punës së Qeverisë. Siç sqarojnë ata, në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kompetentë për të vendosur lidhur me pagat e funksionarëve të lartë publik në Kosovë, veçanërisht për pozitën e Kryeministrit dhe ministrave është Kuvendi i Kosovës.
Megjithëkëtë, nga Qeveria thonë se ky vendim është marrë vetëm pas vlerësimeve ligjore dhe atyre kushtetuese. Derisa nuk e kanë komentuar kërkesën urgjente të IKD’së për ta anuluar vendimin.
“ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Qeveria vendimet i marrin në bazë të kompetencave kushtetuese dhe pas vlerësimeve ligjore” thuhet në përgjigjen për Express, nga zyra e Kryeministrit.
Përveç kësaj, nga Qeveria nuk kanë treguar se në bazë të cilit ligj apo rregullore e kanë bazuar vendimin e tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të ndjek rrugët ligjore që ta kundërshtojë këtë vendim. Deputeti i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku ka thënë për Express se do ta shqyrtojnë këtë brenda Parlamentit dhe mekanizmave që Parlamenti i ka.
Ditën kur Kryeministri Ramush Haradinaj, ia rriti rrogën vetes nga 1500 në 2950, mori reagime të shumta kritikuese. Por shefi i ekzekutivit e arsyetoi këtë me përgjegjësinë e punës që e ka. Madje tha se ata që i kanë pagat e vogla mund edhe të korruptohen.
Por ai nuk e la me kaq. Tha se ia rriti pagën vetes ngase që nuk mund të dal në publik i veshur gjithqysh.
“S’mundem gjithqysh me dal, obligona për një kravatë, një këmishë”, ishte fjalia e Haradinajt që inicioi edhe një aksion simbolik ‘humanitar’ për të, ku kryeministrit iu dërguan më shumë se 200 kravata edhe këmisha.
Të tjera
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...