Zyra e Kryeministrit ndan pamje nga takimi i Kurtit me emisarët perëndimorë

Autori: Gazeta inFokus
12:20 | 21 October 2023
Zyra e Kryeministrit ka ndarë pamje nga takimi i Kryeministrit Albin Kurti, me Emisarët Mirosllav Lajçak e Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.
Në këto pamje shihet Kurti duke u uruar mirëseardhje diplomatëve perëndimorë, teksa realizojnë edhe një fotografi të përbashkët.
Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak.
“E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiq”.
Lajçak foli edhe për diskutimet që kishin me Kurtin.
“Patëm një diskutim të thellë dhe substancial me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për atë se si duhet të avancohen marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë dhe për të bërë progres në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. Ne dëgjuam me vëmendje pikëpamjet e kryeministrit Kurti dhe po ashtu dhe shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”.
Lajçak foli edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit, duke përsëritur se qartë se të gjithë përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe që nga Serbia kërkojnë të bashkëpunojë plotësisht dhe veprime konkrete në këtë drejtim.
“Dhe këtu dua të them se sulmi terrorist kundër Policisë së Kosovës nga individë të armatosur përbën një eskalim të qartë dhe të paprecedentë. Ne i shprehëm ngushëllimet tona kryeministrit Kurti dhe dënuam fuqishëm sulmin e 24 shtatorit”, ka thënë Lajçak, duke shtuar se në takim e theksuan se deeskalimi dhe normalizimi janë më të nevojshëm se kurrë tani. /Express

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...