Lajme

Zyra e kryeministrit Kurti e siguron shëndetin në udhëtime jashtë vendit për një vit

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 21 February 2020

Kryeministri, Albin Kurti bashkë me zyrtarët e tij e ka bërë sigurimin e shëndetit në udhëtimet jashtë vendit.

Tenderi i cili është realizuar me procedurë të koutimit quhet “Shërbime të sigurimit të shëndetit në udhëtim”.

Në vlerë prej 4.823,50 euro është përzgjedhur kompania “Sigal Uniqa Group Austria” SH.A, shkruan lajmi.net.

-Advertisement-

Lënda e kontratës është 1, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet e shengenit, sasia 96. 2, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet e SHBA-së, sasia 54, dhe 3, Sigurimi i shëndetit në udhëtim për vendet në Britani të Madhe, sasia 41.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera