Fokus

Zyra e kryeministrit konfirmon planin për vrasjen e Albin Kurtit, jep detaje të reja

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 19 September 2022

Zyra e Kryeministrit të Kosovës e ka konfirmuar planin për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti në vitin 2021, shkruan Gazeta Infokus.

Nga zyra e kryeministrit për Infokus kanë treguar se Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast, e ku institucionet e sigurisë i kishin ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në përgjigjen nga zyra e kryeministrit.

-Advertisement-

Ndryshe sot në media është raportuar për një plan për vrasjen e Kurtit në vitin 2021 si dhe të dy personave të tjerë.

Siç ka raportuar sot A2CNN, thuhet se kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është një shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe armëve të tjera. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës./Gazeta Infokus/

A2CNN: Në vitin 2021 dy shtetas shqiptarë planifikuan vrajsen e Albin Kurtit, njëri prej të dyshuarve ekspert për snajper

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera