Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë prezanton Kosovën me fusnotë, Kurti ankohet gjatë fjalimit që mbajti
Autori: Gazeta inFokus
13:04 | 15 Dhjetor 2021
Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në ngjarjen e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë për përmbylljen e projektit “Promovimi i Demokracisë Lokale”. Kurtit s’i ka pëlqyer vendosja e fusnotës në emërtimin Kosovo nga organizatorët përçka ka shprehur pakënaqësi pasi ngjarja sipas tij po ndodhë në Kosovë e jo në arenën ndërkombëtare.
“Ne e dimë që në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe evropiane e kemi bezdi fusnotën këtë asteriksin që i mvishet emërtimit të vendit tonë poashtu e dimë se është një trashëgimi e hidhur nga qeveritë e mëhershme. Por më lejoni të shpreh pakënaqësi me mënyrën e përdorimit të asteriksit sepse kjo nuk reflekton realitetin e një kosove të pavarur dhe sovrane të njohur nga shumica e shteteve të Këshillit të Evropës por as edhe të marrëveshjes së trashëguar nga dialogu në Bruksel për përfaqësimin rajonal.Në raport asteriksi është përdorur sa herë që përdoret emërtimi Kosovo, kurse ka vetëm një referencë në fillim të raportit që shpjegon asteriksin e cila është ndryshe nga çdo referencë tjetër që kemi hasur, kjo është më e rëndë sepse po ndodh në Kosovë jo diku në arenën ndërkombëtare besoj se ky keqcitim e ky keqpërdorim duhet adresuar dhe përmirësuar”, tha Kurti gjatë fjalimit të tij në këtë ngjarje.
Kryeministri Kurti ditë më parë ishte prezent në Bruksel ku u takua me zyrtarët evropianë për të diskutuar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.
Shefi i qeverisë aty u prezantua me fusnotë në emërtimin e shtetit të Kosovës.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
































