Zyra e Bislimit: Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 14 December 2024
Zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ka thënë se Kosova është gati që të vazhdojë tutje me integrimin e saj në mekanizmat e Bashkimit Evropian, duke folur për aplikimin e bërë për anëtarësim në vitin 2022.
Për Klankosova.tv, nga kjo zyrë përmendën hapat apo punët që Prishtina i ka kryer drejtë rrugëtimit evropianë.
“Aplikimi ynë për anëtarësim në BE, bashkë me nivelin e lartë të zbatueshmërisë së reformave si kurrë më parë, dëshmuar në përqindjen e zbatueshmërisë së agjendës së reformave ERA II me 72% krahas 45% sa ishte në qeverisjet e kaluara, masës së zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian me 66%, arritjen e liberalizimit të vizave pas shumë vitesh pritjesh, dhe përparimin në sundimin e ligjit, luftimit e krimit të organizuar e korrupsionit dhe rritja ekonomike në mes tjerash, treguan se vendi ynë është i gatshëm për hapa të mëtejmë përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe përafrimit me standardet e BE-së”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyreje.
Ndër tjera, theksohet se Kosova është gati që t’i nisë të gjitha procedurat që i duhen për anëtarësim në BE, duke thënë se vendi qëndron me vullnet e gatishmëri të lartë të dëshmojë nivelin institucional të përgatitjes kurdo që Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ia hapë këtë rrugë Republikës së Kosovës.
“Këtë, e dëshmuam edhe përmes Planit të Rritjes dhe punës masive të zhvilluar në këtë proces, ku dhe u përgëzuam nga Bashkimi Evropian për nivelin e përgatitjes. Ne qëndrojmë në pritje të pranimit të pyetësorit dhe vlerësimit në bazë të meritokracisë për avancimin në proces”.
Poashtu, theksohet se Bislimi sa ishte në vizitën e tij të fundit në Varshavë të Polonisë ka nisur që më herët konsultimet me presidencën e ardhshme polake të BE-së, për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Kosova e meriton marrjen e statusit të vendit kandidat, e këtë do ta dëshmojmë me të pranuar pyetësorin e plotësuar atë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht në argumentimin e rëndësisë së këtij hapi dhe nivelit të përgatitjes së Kosovës, andaj edhe presim hapa konkretë me ardhjen e konstelacionit të ri në përbërjen e institucioneve në Bashkimin Evropian, dhe presidencën e ardhshme të Polonisë nga janari. Konsultimet me Presidencën e Polonisë, kanë nisur që më herët e veçanërisht në vizitën e fundit të zëvendëskryeministrit Bislimi në Varshavë”.
Të tjera
-
Bllokohet magjistralja Prishtinë-Ferizaj pas një aksidenti të rëndë, njëra veturë bie poshtë rrugës
Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku dy v...
-
Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia për krimẹt e Serbisë është i domosdoshëm
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar sulmin terrorist të Serbisë në kafiterinë...
-
Haziri kritikon VV-në: E solli Gjilanin në gropë të zezë financiare, komuna humbi parametrat zhvillimorë
Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar VV-në, duke ...
-
Enver Hoxhaj: Ushtrinë e bëmë, tash duhet ta anëtarësojmë në NATO
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar një moment të rë...
-
Ivo Stier: Pres vazhdim të mbështetjes amerikane ndaj Kosovës, edhe me Trumpin
Udhëheqësi i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjë-Her...
-
Haradinaj: Mujë Krasniqi me ushtarë e shkruan me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Mujë Krasniqi dhe 41 usht...
-
Zbardhet agjenda e mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë
Javën e ardhshme, më 20 dhjetor Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhj...
-
Osmani: Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, pishtarët e lirisë sonë
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar rënien heroike të Mujë Krasniqit dhe ...
-
Sindikata e Policisë kërkon që t’u mbulohen shpenzimet policëve që u aksidentuan dje
Sindikata e Policisë së Kosovës u ka uruar shërim të shpejtë zyrtarëve polico...
-
Për pesë muaj, mbi 5,500 kosovarë morën leje pune në Gjermani
Që nga zgjerimi i Rregullores së Ballkanit Perëndimor nga qeveria gjermane në...
-
Oficeri i FSK-së, Shatri merr çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA
Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Vedat Shatri, ka marrë çmimin “Hono...
-
“Kthimi në Kosovë” nga Juliuss Strauss hapi festivalin `Hyjnesha në Fron`
Mbrëmë u hap edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar "Hyjnesha në Fron". K...