Sport

Zymer Bytyqi shënon gol ndaj Rizesporit

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 21 November 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi, ka realizuar gol në fitoren e Konyasporti ndaj Rizesporit me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Superligën e Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Bytyqi shënoi në minutën e parë të ndeshjes, kurse dy gola tjerë për Konyasporin i Paul-Jose Mpoku (63’) dhe Konrad Michalak (90+4’).

Ky ishte goli i parë i sulmuesit kosovar në këtë sezon në Superligën e Turqisë, karshi dy asistimeve.

Pas kësaj fitoreje, Konyaspori renditet i treti me 26 pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera