Zymberi: Ligji i ri i pagave është diskriminues, dallim i madh në disa nivele
Autori: H. Smajli 17:26 | 15 February 2022
Ligji i ri i pagave me të cilin nga qeveria u premtua të ketë rritje të pagave, po konsiderohet diskriminues.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus, kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Mursel Zymberi i cili ka thënë se në bazë të koeficientit dallimi është i madh sidomos në krahasim të nivelit qendror me atë lokal.
Sipas tij ministri në ligjin e ri për pagat ka koeficientin më të lartë se sa kryetari i komunës përderisa në karahasim të punës, vendin e parë për dhjetëfish më shumë e zë kryetari i komunës.
“Niveli lokal në krahasim me nivelin qendror, merreni me mend pozita e ministrit është për dy tre koeficientë ma e lartë se pozita e kryetarit të komunës i cili është drejtpërsëdrejti i zgjedhur nga populli. Dhe volumi i punës te kryetari është dhjetëfishi i punës së ministrit”, ka thënë ai.
E po ashtu Zymberi ka thënë se diskriminime të tilla në Ligjin e Ri për Pagat ka edhe tek shërbimi civilë.
“Gjithashtu edhe në shërbim civil niveli qendror sikur kuvendi dhe qeveria, pozitat e njëjta gradohen me gradën ma të lartë me koeficiente më të lartë në raport me pozitën e njëjtë të punës në nivelin lokal dhe kjo nuk është e drejtë sepse ne nuk e kemi nda sikur në sistemin gjyqësor tre shkallshmëria. Vlerën e koeficientit nuk e kanë bërë publike vetëm koeficientin, nëse i marrim me i krahasu për momentin e kam para vetes p.sh presidentja e Kosovës e ka 20 mandej kryeministri është me 19, kryetari i kuvendit me 19”, ka thënë ai.
E rritjen e koeficientit në pagat e krerëve të shtetit ai po e konsideron të paarsyeshme dhe pasojë e mos ftesës së sindikatave nga qeveria Kurti në hartimin e ligjit të ri të pagave.
“Paga në vitin e kaluar ka qenë një me dhjetë, 10 ka qenë presidenti tash është 1 me 20 d.m.th një dallim shumë i lartë dhe nuk e di pse ku e kanë gjete arsyeshmërinë në këtë rast, me ba këtë dallim por kjo ka ndodhë përfundimisht sepse nuk kanë marrë pjesë sindikatat në hartimin e këtij projektligji, qeveria ka qenë e mbyllur me dialogun social deri tani asnjëherë si ka pranuar në bisedë për pozitat tyre shërbyesit civilë dhe publikë në përgjithësi por ka dalë me një projekt ligj që neve na bën me u shqetësu sepse nuk ndehemi rehat në raport me sektorët e tjerë. Derisa parimi bazë i këtij ligji është pagë e njëjtë për punë të njëjta apo ngjashme dhe ky parim në fakt po vërehet se po shkelet”, ka përfunduar ai.
Derisa ende nuk dihet se sa do të jetë vlera e koeficientit por që në bazë të këtij të fundit një rritje nga 10 në 20 ka presidentja e vendit dhe nga 9 në 19 kryeministri./Gazeta Infokus/Gazeta Infokus/
LEXO EDHE: Albin Kurti nuk i ftoi sindikatat në hartimin e Ligjit të Ri të Pagave
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...