Sport

Zymberi godet Tovërlanin: Ky ‘ekspert’ po flet për të mbajtur vendin e punës, Dritës i konvenon rifillimi i kampionatit!

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 23 May 2020

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka qartësuar pozicionimin e Dritës në lidhje me rifillimin e kampionatit dhe ka komentuar edhe deklaratat e trajnerit të Feronikelit, Afrim Tovërlanit.

Zymberi ka theksuar që Dritës i konvenon më së shumti rifillimi i kampionatit.

Sipas Zymberit, Tovërlani po flet vetëm për interesa personale.

-Advertisement-

“Drita është ekip që më së shumti i ka konvenuar fillimi i kampionatit sepse është shumë afër titullit dhe synim kryesor ka qenë pikërisht titullin kampion. Në rrethanat të cilat jemi dhe kushtet infrastrukturore që i kemi në klubet tona, duke cekur edhe kushtet sanitare ku nuk kemi as toalete e lavamane për pastrim të duarve, ne kemi thënë që nuk kemi kushte, kjo ishte mundësia dhe këto duhet të dallohen”, deklaroi Zymberi për Gazetën Olle.

“Sa i përket çështjes së kinse klubet kanë votuar, kjo është një gënjeshtër sepse klubeve nuk iu është kërkuar që të votojnë por të përshkruajnë gjendjen dhe kushtet në të cilën gjendet klubi dhe të vlerësohet se ka kushte për fillimit të kampionatit apo jo, madje kjo e-mail nga FFK ka ardhur si insistim i klubit tonë që të pyeten klubet për këtë gjë”, shtoi ai.

Zymberi e thumboi edhe Afrim Tovërlanin, i cili tha se ka pritur që disa klube të vetë-infektohen për të anuluar sezonin.

“Çdo deklarim nga ana jonë ka qenë i njëjtë me atë se çfarë kemi dërgu në FFK me anë të e-mailit, dhe mendoj që jemi klubi më konstruktiv dhe më real në këtë situatë, e jo sikur të cilët pretendojnë të jenë në qendër të vëmendjes duke dhënë deklarata sikurse mos me qenë normal e duke thënë se kemi të bëjmë me një grip sezonal. Sipas këtij ‘eksperti’ OBSH paska gënjy të gjithë botën”, theksoi Zymberi, duke aluduar në Tovërlanin.

“Për interesa personale sa me mbajtë vendin e punës, logjika e tyre shkon deri aty ku thotë se klubet mund t’i infektojnë vetë futbollistët që me ndërpre kampionatin. Ndoshta këtyre personave duhet të iu ndodh në skuadër që të ketë të infektuar e pastaj te shohim se çfarë po na thonë”.

“Ne si klub e kemi nder në lekur këtë virus me rastin e lojtarit tonë, andaj nuk e konsiderojmë hajgare këtë punë sepse kemi të bëjmë me shëndetin e gjitha familjeve tona, dhe e shohim përtej interesave të ngushta siç edhe po bëjnë shumica”, përfundoi Zymberi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera