Lajme

Zyka: Numri i viktimave nga aksidenti mes trenave në Greqi ka arritur në 42

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 01 March 2023

Kryetari i komunitetit shqiptar të Selanikut, Luan Zyka, ka bërë të ditur se numri i viktimave nga aksidenti mes trenave në Greqi ka arritur në 42.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se ende nuk dihet për fatin e 30 personave të tjerë.

“Fatkeqësisht nuk ka një numër zyrtar, por deri tani dihet se janë 42 viktima të identifikuara”.

-Advertisement-

“Nuk dihet numri i udhëtarëve që kanë udhëtuar nga Athina për në Selanik. Nuk dihet numri i saktë i udhëtarëve. Janë 30 të humbur për të cilët nuk dihet fati i tyre. Gashtë prej të vdekurve janë të paidentifikuar. 66 janë të plagosur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera