Uncategorized

Zyberaj: Ky është “heroi” serb që urdhëroi çdo masakër në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 29 December 2019

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacollit, po vazhdon publikimi ne dokumenteve e fakteve për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Kësaj radhe është fjala për gjeneralin e ushtrisë serbe Vladimir Lazarevic, shkruan gazeta inFokus.

“Vladimir Lazarevic, nga fillimi i viteve ’90 deri në fund të Luftës, ishte komandant i Korpusit të Prishtinës, dhe më vonë komandant i Ushtrisë së Tretë të ish-Jugosllavisë, ose, në serbisht, në gjuhën ushtarake “Oblast Treca”, ka shkruar Zyberaj.

-Advertisement-

E çdo masakër e madhe në Kosovë, sipas Zyberajt u bë me nënshkrimin e pikërisht këtij njeriu, shkruan gazeta inFokus.

“Vladimir Lazarevic është i njohur për krimet makabre serbe në Kosovë. Çdo vrasje, çdo masaker dhe çdo krim masiv ka bekimin dhe nënshkrimin e gjeneralit serb Lazarevq. Për këto krime brenda kornizës kohore 1998-1999, Gjykata e Hagës e dënoi me 15 vjet burg për së bashku më Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Dragoljub Ojdanic, anëtarin e Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Nebojsa Pavkovic, dhe ish-Zëvendëskryeministrit Nikola Sainovic”.

Megjithatë, këtë dënim, Lazarevic nuk e mbajti të plotë.

“Vladimir Lazarevic, pasi vuajti dy të tretat e dënimit, u kthye në Serbi në 2015, ku u prit si një hero i vërtetë! Qeveria e Serbisë, ia organizoj atij ardhjen me aeroplan të veçantë dhe u prit si hero nga Ministri i Drejtësisë dhe Ministr i Mbrojtjes të Serbisë”.

“Në Aeroportin Ushtarak të Nishit u prit më nderime ushtarake nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Shefi i Shtabit të Ushtrisë serbe, krimineli Ljubisa Dikoviç, nga ministri i mbrojtjes fashisti Vulin dhe kreu i BIA-s famekeqe serbe Gashiç”.

Madje, ajo se çka e bën edhe më tragjike këtë rast është se Lazarevic ligjëron në akademinë pedagogjike të ushtrisë serbe, shkruan gazeta inFokus.

“Në një miting të veteranëve të luftës serbe, Vladimir Lazarevic, u propozua nga Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, për të transferuar përvojën e tij ushtarake në Akademinë Pedagogjike të Ushtrisë Serbe. Ai sot ligjeron së si u vranë shqiptarë nga ushtarë serb, edhe Gjykata e Hagës e liroj. Kjo është drejtësia ndërkombëtare për Kosovën: liron kriminelët e luftës që vranë shqiptarët”./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera