Zyberaj: Komandanti serb përgjegjës për masakrën e Reçakut po ecën i lirë në Beograd
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 14 January 2021
Nesër është 22 vjetori i masakrës së Reçakut, që do të mbetet një nga mizoritë më të rënda të kryera nga ushtria serbe në Kosovë. Jetlir Zyberaj përmes një postimi ka shkruar se Komandanti i operacionit Goran Radosavljevic sot po ecën i lirë në Beograd.
Ai publikon fakte të ndryshme në lidhje me këtë masakër.
Postimi i plotë i Zyberaj:
Nesër është 22 vjetori i masakrës së Reçakut, një nga mizoritë më të rënda të kryera nga ushtria dhe policia serbe në Kosovë.
Qeveria serbe ka qenë përgjegjëse për masakrën, për përpjekjen për të fshehur krimin, për të ndryshuar faktet dhe për të rishkruar historinë e Reçakut. Komandanti i operacionit Goran Radosavljevic sot po ecën i lirë në Beograd.
Ai asnjëherë nuk u mor në pyetje nga asnjë prokuror serb ose ndërkombëtar për krimet që ka bërë në Reçak dhe në vende të tjera në Kosovë. Sot ai është anëtar i SNS-it së Aleksander Vuçiqit dhe një ndihmës besnik i tij.
Ne sot përkujtojmë 45 viktimat e masakrës së Reçakut të kryer nga Serbia. Ne sot kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm. Ne sot po ashtu bëjmë thirrje për drejtësi, ngase edhe sot, ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, ecin të lirë dhe nën kujdesin e presidentit të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të tijVrasja masive e 45 civilëve shqiptarë, që ndodhi në fshatin Reçak, në qëndër të Kosovës, më 15 janar 1999, u dëshmua nga ish ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Wiliam Walker. Denoncimet e vazhdueshme të diplomatit amerikan Walker se popullsia civile në Kosovë po vritej nga forcat serbe, i hapën rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe njëherësh lirisë së Kosovës.
Pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit, pra duke sjell para gjykates Goran Radosavljevicin.Fotot më poshtë tregojnë ekzekutorët e shtetit serb të kësaj masakre që tronditi botën
Të tjera
-
Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren
Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim...
-
Kryeziu: Kurtin e Osmanin i ka bërë bashkë populli
Ish-deputeti i VV’së Taulant Kryeziu thotë se 14 shkurti do të jetë referendu...
-
Kreu i OBSH’së: Vaksinime në të gjithë botën brenda 100 ditësh
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehu sot dëshirën që fushatat e...
-
Seremb Gjergji shpall kandidaturën për president
Seremb Gjergji e ka shpallur kandidaturën e tij për president. Ai një gjë ...
-
Shteti i ndëshkoj me 2.5 milionë euro gastronomët e i ndanë tre milionë për t’i ndihmuar
Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për t’i ndihmuar gastronomët të rim...
-
Ymeri: Kurti përmes Osmanit po tenton të përmirësojë imazhin te ndërkombëtarët
Analisti Visar Ymeri ka komentuar marrëveshjen në mes të Albin Kurtit dhe Vjo...
-
Në listën e PDK-së dihet vetëm numri i Enver Hoxhajt dhe Bekim Haxhiut
Nesër pritet të zyrtarizohet lista e plotë e PDK-së e kandidatëve për deputet...
-
Gjermania lejon ndërtimin e gazjellësit rus
Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimin e gazsjellësit...
-
A ka kandidat për president LDK’ja?
Kandidati i LDK’së për kryeministër Avdullah Hoti thotë se kjo parti nuk ka k...
-
“Guxo” hap zyrë në këtë qytet të Kosovës
Një zyrë e Listës Guxo, është hapur tashmë në qytetin e Lipjanit. Kështu k...
-
Hoti: Në 7 muaj qeverisje është hequr nga diskursi fjala korrupsion, ne jemi favoritet kryesor për të fituar zgjedhjet
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmërua...
-
Në rastin Thaçi dhe të tjerët janë 71 dëshmitarë nën mbrojtje
Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ka ven...